18-shqiptari siguron qëndrimin në Angli falë notave të shkëlqyera

16/08/2019 - 20:44

Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu mundi më në fund të fitojë apelin duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.

Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees-it, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka.”

Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me Wales-in.

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me ambasadoren franceze në Shqipëri Christina Vasak.  Ambasadorja fr

Pak orë pas arrestimit nga policia e Elbasanit, pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, ka përfunduar në spital për shkak të

Përgjimet e bandës së Habilajve të kryera nga autoritetet italiane japin grimca nga jeta e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngritjeve të tra

E enjta e këtij 19 shtatori na bindi totalisht se vera dhe i nxehti kanë ikur vërtet dhe tashmë ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut.

Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej janarit të këtij viti.

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News 24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm,

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike në Krujë, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, s

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.