182 km/h në hyrje të Tiranës, policia: Është e papranueshme (VIDEO)

19/11/2019 - 12:39

Në rrugën Tiranë-Elbasan vijon kontrolli me radar nga Policia Rrugore. Gjatë monitorimit, një 27-vjeçar është kapur nga radari duke lëvizur me 182 km/h.

Në reagimin e policisë theksohet se ky veprim është i papranueshëm, sidomos në kushtet kur rruga ka trafik dhe rreziku i përfshirjes në aksident është evident.

Reagimi i policisë

Vijon kontrolli me radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

E papranueshme shpejtesia me të cilën 27-vjeçari nga Tirana drejton automjetin, 182 km/h në një orar kur rruga është me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është evident.

Mos nxitoni për të arritur fundin. Vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është reh

OSHEE njofton se në disa zona të Durrësit do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më 7 korrik në intervalin kohor 06:00-14:00, si pas

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 74 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Dy persona kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me

Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak.

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Jugore.

Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të kontrolleve për shkelje të rregullave të qarkullimit, ka ndëshkuar 8 drejtues mjetesh me heqje të