Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mbahet tubimi i 2 marsit.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të shmangin sheshin ku do të mbahet tubimi pasi në demostratat e kaluara është përdorur edhe dhuna.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.” thuhet më tej në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e telefonit.