22 të arrestuar në të gjithë vendin, sekuestrohen 203 kg drogë

21/09/2020 - 11:24

22 të arrestuar, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Është ky bilanci i Policisë së Shtetit si rezultat i aksioneve të kryera nga 86 pika kontrolli të pozicionuara në të gjithë vendin.

Ndërkohë në këtë operacion mes të arrestuar është edhe 59-vjeçari F.Z. dhe dy djemtë e tij, E.Z. dhe F.Z.  në Fushë-Krujë, pasi iu gjetën 203 kg kanabis.

Po ashtu, në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22 shtetas, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Rastet më kryesore:

Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).

Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike.

Operacioni vijon.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëven

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjet

Një grup prej 35 personash është dënuar me 192 vite burg në total nga Gjykata për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar.

"Brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lotet e projektit për riparimin e muraturave në mjediset e përbashkëta në 458 pallatet e d

Dita e hënë do të sjellë sërish rrezet e diellit, pas dy ditëve me shi në të gjithë territorin.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 q

Policia e Shtetit ka gjobitur 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria është gati për spitalin Covid 3, ndërsa ka nisur puna edhe për spitalin Cov

Pasditen e së shtunës, shoqata “Durrësi autokton” ka zhvilluar “Festën e Ullirit 2020”, e kthyer në festa tradicionale prej vitesh.

Pandemia thuajse i ka boshatisur plazhet e Durrësit edhe pse është një fundjavë e ngrohtë tetori.