Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 1276 testime janë konfirmuar 281 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mesohet se janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 151 raste në Tiranë,
  • 30 raste në Korçë,
  • 18 raste në Fier,
  • 14 raste në Elbasan,
  • 12 raste në Pogradec,
  • 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
  • 5 raste në Kavajë, Kamëz,
  • 4 raste në Berat
  • 3 në Devoll
  • 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
  • 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 281
  • Të shëruar ne 24 orë 70
  • Humbje jete në 24 orë 3
  • Testime ditore 1,276
  • Testime totale 107,369
  • Raste pozitive 17,055
  • Raste të shëruara 10,071
  • Raste Aktive 6,533
  • Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3281
  • Durrës 653
  • Shkodër 452
  • Fier 383
  • Korçë 397
  • Lezhë 338
  • Elbasan 279
  • Vlorë 233
  • Berat 191
  • Kukës 165
  • Dibër 84
  • Gjirokastër 77