Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat). Ky është propozimi që 3 drejtori në varësi të institucionit të qeverisjes vendore hedhin për konsultim publik.

Sipas propozimit të drejtorit të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale dhe drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve dhe Punëve Publike, në tarifat e Shërbimit Funeral për NJA-të Sukth, Katund i Ri, Ishëm, Manëz, Rrashbull të aplikohet një ulje minus 50 për qind më pak se tarifat e qytetit të Durrësit.

Në propozimin e tre drejtorive janë parashikuar edhe tarifat e reja që pritet të aplikohen nëse Këshilli Bashkiak Durrës do ta miratojë me VKB.

Tarifat që propozohen: