3 muaj pas tërmetit, Durrësi kërkon nisjen një orë e më parë të procesit të rindërtimit

26/02/2020 - 18:28

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi pasoja shumë të rënda në Durrës, qyteti më i goditur nga fatkeqësia natyrore. Mbi katër mijë familje, banesat e të cilave janë dëmtuar rëndë apo rrafshuar, dhe qindra biznese që regjistrojnë dëme në shifra të konsiderueshme.

Tre muaj pas tërmetit qytetarët e dëmtuar presin me padurim nisjen e procesit të rindërtimit, për të cilin u mblodhën donacione nga Konferenca e Donatorëve në shifrën 1.15 miliardë euro. Në të gjithë qytetin, gjurmët e tërmetit janë të freskëta, pasi blloqe të tëra ndërtimi janë krejtësisht të pabanuara, ndërsa banorët janë larguar në banesa me qira. Me qindra apartamente kanë mbetur të braktisura, shumë prej tyre janë boshatisur.

Në tre muaj, të shumta kanë qenë protestat e banorëve të pallateve të lagjeve të ndryshme të qytetit, ndërsa disa herë kryeministri Edi Rama ka inspektuar pallate, në të cilat po bëhen riparimet e nevojshme për rikthimin e qytetarëve në banesat e tyre.

3863 familje janë miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak për të përfituar bonus qiraje, ndërsa pagesat e bonusit janë shumë larg pritshmërive të familjeve nevojtare. Nga 3863 familje, pagesën e bonusit për një muaj e kanë përfituar 2920 familje, ndërsa këstin e dytë vetëm 1000 familje. Në pamundësi për t’u sistemuar në banesa të tjera, disa familje janë strehuar sërish në banesat e shkatërruara. Të tjera familje i kanë kryer vetë punimet duke mos pritur ndërhyrjet që do të bëjë qeveria në kuadër të programit të rindërtimit.

Dy ditë nga mbyllja e afatit për aplikimin në programin e rindërtimit këtij procesi i janë bashkuar 9800 familje nga Durrësi, të cilat shpresojnë se rindërtimi do të nisë së shpejti.

Bashkia e Durrësit ka miratuar deri tani 76 leje ndërtimi, kryesisht në komplekse banimi. Afati i këtyre lejeve është 6 muaj dhe pritshmëritë janë që të mbyllet rikonstruksioni dhe rindërtimi i 1935 apartamenteve. Shumë banorë që kanë protestuar para pallateve të tyre, apo para bashkisë kërkojnë akt ekspertizë të thelluar të objekteve shumëkatëshe, disa prej të cilave kanë ceduar deri në 60 centimetra. Pasojat e tërmetit janë të rënda edhe për biznesin i cili nëpërmjet organizatave ku përfaqësohet kërkon që të ndihmohet me paketa specifike.

Lëkundjet sizmike të 26 nëntorit shkaktuan 23 të vdekur e disa qindra të plagosur në qytetin bregdetar. 3 muaj nga tërmeti i frikshëm, Durrësi kërkon nisjen e procesit të rindërtimit një orë e më parë, rikthimin e normalitetit tek banorët ende të traumatizuar. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës.

Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Oge

Kurba e koronavirusit në Itali ka filluar të bjerë.

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga qever

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive ka deklaruar se rënia e rasteve të të pr

Dalin për herë të parë pamje nga brenda spitalit Infektiv në Tiranë ose ndryshe i inauguruar me emrin e ri COVID 1.

Një pallat në lagjen nr.3 në Durrës, pranë godinës së bashkisë, po rrezikon të kthehet në një vatër të re të Covid-19.

Pas më shumë se tre ditësh, autoritetet po përgatisin planin për evakuimin e emigrantëve shqiptarë, të cilët janë bllokuar në tokën neutr