3000 lekë për një natë seksi në lokalet e Durrësit, investigimi zbulon vendet e qejfit! (VIDEO)

Postuar: 18/06/2018 - 20:59

   Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit bregdetar të Durrësit, mundet të gjesh edhe prostituta. 3.000 lekë, është shuma që kërkon një prostitutë për një natë në lokalet e Durrësit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një telefonatë, ku një zonjë nga qyteti i Durrësit kërkonte ndihmë, pasi burri i saj të gjithë pensionin e shpenzonte në këto lokale qefi. Prostitucioni zhvillohet në anekset e lokaleve në afërsi të pallatit të sportit si dhe në afërsi të fushës së sportit dhe tek plepat. “Kam lajmëruar disa herë policinë e Durrësit, për seksin që u afrohet klientëve nëpër këto lokale, pasi kam ndjekur disa herë burrin dhe uniformat blu nuk kanë ndërhyrë” ka vazhduar zonja denoncimin.

Menjëherë gazetarët e Fiksit filluan investigimin e tyre. Fillimisht vunë re që në një nga këto lokalet ofrohej pije alkoolike dhe në to ndodheshin 3 – 4 vajza të cilat kërcenin ditën dhe me muzikë të lartë dhe askush nuk ndërhynte për të vendosur qetësine. Kjo ka bërë që gazetarët të futen në një nga këto lokale për të parë situatën nga afër. Fillimisht ata bashkëbiseduan me pronaren e lokalit e cila ishte një grua rreth të 50-ve dhe që kishte ardhur nga zonat veriore në Durrës, duke marrë një lokal me qera. Ajo u tregoi gazetarëve se përveç pijeve alkoolike lokali ofronte edhe shërbime seksi kundrejt pagesës nga kamerieret e saj. Ajo nuk nguron të sinjalizoi klientët se pazarin duhet ta bënin vetë, pasi ajo nuk ndërhynte në këtë pjesë.

Gazetarët i kërkuan njërën nga kamarieret, por pronarja e lokalit u shpreh se njëra nga kamarieret nuk mundet të dalë për të bërë seks tërë natën pasi sipas saj “nuk del për Zoten nuk shkon se ka dy fëmijë tek shtëpia. Është një punëtore tjetër është ajo po, fol vetë me të. Unë t’i ulë në tavolinë dhe bëj vetë muhabetet me ta” shpjegon pronarja e lokalit.

Gazataret e Fiksit bëjnë muhabet me pronaren për të respektuar një mikun e tyre italian. Pronarja e lokalit të “seksit” u prezanton një kameriere e cila është 28 vjeçe. “Ajo mundet të qëndrojë gjithë natën dhe nuk ka probleme” përfundon ajo. Pas bisedës së ditës së parë, gazetarët shkuan sërish ditën e dytë, për të takuar pikërisht kamarieren që pronarja e lokalit ju ofroi për ta marrë një natë për seks. Kamarierja pasi është ulur në tavolinë me gazetarët është shprehur se paradite është në punë, pasi punonte në lokal si kamariere. Ndërsa për të vajtur një natë me italianin ajo u ka kërkuar gazetarëve 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa u ka dhënë edhe numrin e telefonit. /TCH

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në Durrës, numri i lindjeve në maternitet ka mbetur konstant gjatë tre viteve të fundit.

   Moti ndryshon duke filluar nga java e ardhshme.

   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu hyri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 17:00.

   Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit

Raportet pozitive nga institucionet e drejtësisë dhe një kontratë pune me kompaninë e bashkëshortes së tij i hapën rrugën vendimit të lir

Tre nga 10 prokurorët, për të cilët kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor janë transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rë

Kryeprokuroria Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan hedhjen e shortit për çështjen "Shullazi".

Është mbyllur të mërkurën pas një pune intensive, e cila zgjati më shumë se 5 muaj cikli i parë i Akademisë së Lidershipit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit, të cilat duan të dinë rreth paisjes