Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 301 raste të reja infeksioni, ndërsa 58 pacientë janë shëruar.

Ndërsa 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes. Viktimat kanë patur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
  • 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
  • 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
  • 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
  • 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
  • 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.
  • 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

HUMBJE JETE

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

SITUATA NE SPITALET COVID

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 301
  • Të shëruar ne 24 orë 58
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1407
  • Testime totale 1515782
  • Raste pozitive 17651
  • Raste të shëruara 10225
  • Raste Aktive 6968
  • Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3430
  • Durrës 700
  • Shkodër 473
  • Fier 444
  • Korçë 432
  • Lezhë 349
  • Elbasan 293
  • Vlorë 270
  • Berat 215
  • Kukës 176
  • Dibër 91
  • Gjirokastër 86