Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.

Mësohet se janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
  • 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
  • 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
  • 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
  • 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
  • 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjekui njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 306
  • Të shëruar ne 24 orë 71
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1412
  • Testime totale 114381
  • Raste pozitive 18556
  • Raste të shëruara 10466
  • Raste Aktive 7621
  • Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3805
  • Durrës 730
  • Shkodër 493
  • Fier 503
  • Korçë 471
  • Lezhë 373
  • Elbasan 344
  • Vlorë 307
  • Berat 224
  • Kukës 178
  • Dibër 97
  • Gjirokastër 96