3.5 vite burg kërkoi prokuroria për tre gjyqtarët e Durrësit

11/09/2019 - 21:52

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me nga 3.5 vite burg të gjyqtarëve të gjykatës së Durrësit, Kliton Spahiu e Petraq Dhimitri dhe 3 vite për Petrit Çenon, ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku kërkohet 2 vite burg.

Në rast dënimi do të aplikohet ulja me 1/3 pasi ky proces është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Hetimet u kryen nga prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho. Të tre gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. 

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë

Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.

Tri shtëpi të tjera shtohen në listën e banesave të pabanueshme e të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Durrësin.

Prej pasdites së të shtunës, në vendin tonë janë regjistruar mbi 300 pasgoditje.

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, në intervistën me gazetarin e Top Channel, Aleksandër Marku, foli për tërmetin e fuqishëm 5.8 ballë, që