Një 37-vjeçar nga Korça raportohet të jetë një nga viktimat e koronavirusit. Ai është Lorent Kreka dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Kreka kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke paraqitur shenja të lehta infektimi.

Por, situata e tij mësohet se është rënduar menjëherë, duke bërë që të kryhej transportimi i tij në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Mësohet po kështu se edhe prindërit e 37-vjeçarit kanë qenë më herët me koronavirus, por e kanë kaluar pa pasoja.