Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 144 raste të reja ndërsa 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Mësohet se në qytetin e Durrësit janë identifikuar 5 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa në rang qarku numërohen plot 555 të infektuar.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike.

Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 144
  • Të shëruar ne 24 orë 150
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 912
  • Testime totale 93021
  • Raste pozitive 14,410
  • Raste të shëruara 8,825
  • Raste Aktive 5,185
  • Humbje jete 400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2695
  • Durrës 555
  • Shkodër 398
  • Lezhë 262
  • Korçë 242
  • Elbasan 236
  • Fier 225
  • Vlorë 184
  • Kukës 132
  • Berat 114
  • Dibër 80
  • Gjirokastër 62