Situata COVID-19 në Shqipëri vijon të jetë serioze. Në njoftimin e saj Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima dhe janë regjistruar 93 raste të reja të infektuara.

Mes viktimave të 24 orëve të fundit është edhe një inxhinier 68-vjeçar nga Durrësi, banor i lagjes nr.11. Në Durrës jane regjistruar 3 raste te reja te prekur nga Covid-19, nderkohe qe nje dite me pare ishin 15 raste te reja.