Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e avokatit të Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë në këtë proces, të cilët kërkuan ndryshimin e trupës gjykuese.

Trupat gjykuese do të përbëhen nga 5 anëtarë dhe jo nga 3, sipas kodit të ri të ndryshuar në kuadër të reformës në drejtësi.

Kërkesa e avokatëve të Shullazit konsistonte pikërisht në këtë pikë, ata kërkuan që të ndryshohen 5 gjyqtarët e kësaj çështje, me pretendimin se kërkesat e Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë nuk po merren parasysh.

Megjithatë, gjykata rrëzoi këtë kërkesë të tyre dhe vendosi që seanca duhet të vazhdojë të gjykohet nga trupa e gjyqtarëve e përbërë nga 5 anëtarë.