Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se 5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar nga Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu ka falenderuar mjekët për punën e tyre të palodhur. Aktualisht numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri është 76.

Postimi i plotë:

5 pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv
Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19

Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga #COVID19