5 viktima nga Covid-19 dhe 273 raste të reja. Humb jetën 74-vjeçari nga Durrësi

17/10/2020 - 16:10

Situata e Covid 19 në Shqipëri vijon të mbetet e rëndë, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Rrogozhina, një 82-vjeçar nga Shkodra, një 91-vjeçar nga Korça", thuhet në njoftimin e MSH.

Deklarata e MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,

17 raste në Korçë,

12 raste në Lezhë,

10 raste në Gjirokastër,

8 raste në Shkodër,

7 raste në Sarandë

5 raste në Kavajë,

4 raste në Durrës,

3 raste në Fier,

2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh

1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                  273

Të shëruar ne 24 orë                 44

Humbje jete në 24 orë                5

Testime ditore                      1,289

Testime totale                   106,093

Raste pozitive                    16,774

Raste të shëruara                10,001

Raste Aktive                        6,325

Humbje jete                          448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      3176

Durrës        651

Shkodër     451

Fier            364

Korçë         356

Lezhë         324

Elbasan      265

Vlorë         231

Berat         182

Kukës       165

Dibër         84

Gjirokastër 76

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot (27.10.2020), Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, in

7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot një tak

Pavarësisht se kishte dhënë dorëheqjen si gjyqtar, KLGJ ka vendosur sot shkarkimin e Shkëlqim Mirit, gjyqtari i dënuar për korrupsion.

Floresha Rasha, edhe pse pas shtatë vitesh lufte në Siri, preku sot tokën shqiptare, është përballur me refuzimin e familjes së saj.

Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i përgjigjet akuzave të kreut

Në 24 orët e fundit, në Durrës janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19.

Ditën e premte, më datë 30 tetor, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë mbledhjen e radhës, me mjete të komunikimit elektronik.

Shtatë persona kanë humbur jetën nga kronavirusi sot në vend, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë që nga fillimi i pand