Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se një nga qytetarët që ka humbur betejën me virusin e rëndë është një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqërues.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.”, tha dr. Rovena Daja-Instituti i Shëndetit Publik.