50 infermierë të rinj te "Shefqet Ndroqi", ministrja: Masat për përballimin e epidemisë në vjeshtë-dimër

07/08/2020 - 13:07

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 "Shefqet Ndroqi" në luftë kundër Covid19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj në spitalin COVID2, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

"Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit "Shefqet Ndroqi" janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.

"Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit", tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

"Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve", tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).