50.000 € për lirimin e vrasësit, lihet në burg "juristja" mashtruese

18/11/2019 - 13:26

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka e cila përmes mashtrimit arriti t'i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje. 

Sipas policisë, 33-vjeçarja nga Përmeti por me banim në Tiranë ka mashtruar shtetasin B. Z, me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.

Ky i fundit rezulton i dënuar me 30 vjet burg, për një vrasje  të kryer në rrethana rënduese në Memaliaj, në vitin 2015.

Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

E reja u arrestua me 15 nëntor në Tiranë dhe ndaj saj rëndon akuza për veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar pas ngjarjes me të shtëna me armë zjarri që u raportua se ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë.

Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dol

Ditën e sotme ka ndërruar jetë vëllai i deputetes socialiste, Vilma Bello.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë.

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë subje

Një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali mëngjesin e të enjtes më 30 korri

Edhe katër ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një leje qëndrimi.

Vijon prishja e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Greqia kërkon rifillimin e negociatave për një  Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese në 2010-n