53-vjeçari Fatbradh Lici u vra me 10 plumba teksa po pinte i vetëm kafen, mëngjesin e sotëm në lagjen "Kiras" në Shkodër.

Më pas autorët u larguan nga vendngjarja ndërsa në fshatin Dobraç u gjet e djegur një makinë tip "Benz" e cila dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e Licit.

Grupi hetimor është fokusuar në të shkuarën e 53-vjeçarit për të mësuar nëse ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale, pasi është një ndër personat e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenajt në vitin 2011.

Fatbardh Lici është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë "Mendimi i Djathtë Liberal", si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg, pasi një javë më parë tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Mustafa Lici (vëllai i viktimës)

Lulzim Kulla (kunati i viktimës)

Image result for lulzim kulla