6 kompani në garë për të ndërtuar hekurudhën Tiranë - Durrës

20/02/2020 - 19:36

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas. Në garë për t’u shpallur fituese janë tani 6 kompani, konsorciume (bashkime operatorësh) të huaja. Aktualisht Ministria e Infrastrukturës është në fazë vlerësimi për 6 ofertat që janë bërë dhe në javën e dytë të marsit do të dalë me një vlerësim përfundimtar. Pas vlerësimit të ofertave, raportin e plotë ministria do ta dërgojë për miratim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të japë vlerësimin e saj për ofertën fituese. Pjesë e këtij projekti parashikohet të bëhet edhe elektrifikimi i hekurudhës, që do të kërkojë edhe një fond shtesë në vlerën e 10 milionë eurove. Kështu, trenat mund të punojnë qoftë me motorë diesel, qoftë me elektrik.

Gara është mbyllur më 15 shkurt të këtij viti dhe të drejtën për të konkurruar fillimisht e kishin 10 kompani, katër prej të cilave janë skualifikuar. Këto kompani që ishin të huaja kaluan fazën e parë  të tenderimit të zhvilluar më 15 maj 2019, ku kanë marrë pjesë 25 kompani, ndërkombëtare, por edhe konsorciume (kompani të huaja dhe shqiptare).  Faza e dytë e konkurrimit u hap më 31 tetor të vitit të kaluar, ku u skualifikuan 15 kompani dhe mbetën vetëm 10 në garë.

Pas shqyrtimit të ofertave, Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH në javën e dytë të prillit pritet të shpallin kompaninë apo konsorciumin fitues për këtë projekt që kap vlerën e 90.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga BERZH. Operatorët e skualifikuar kanë mundësi të ankimojnë vendimin dhe pas një muaj do të ketë një vendim përfundimtar për ankesat, nëse ka, të garuesve.

Pas përfundimit të të gjithë procedurave teknike dhe kontraktore, në fund të qershorit mund të fillojnë punimet për rehabilitimin dhe ndërtimin e linjës së re. Rehabilitimi i hekurudhës ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2021 por tani pritet të mbyllet në fund të 2022-it. /reporttv

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bizneset që mbajnë hapur dyert e tyre në kohën e koronavirusit janë më të kujdesshmet për të ruajtur shëndetin e punonjësve të tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për lejimin e hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, ku përfshihen lokal

Maskat janë një nga produktet më të shitura që prej shfaqjes së pandemisë pasi konsiderohen një masë mbrojtëse efikase për parandalimin e

Edhe 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndeti

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe detergjentë dezinfektues.

Mëngjesi i sotëm është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të p

Ka shkuar në 259 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, me 16 raste të reja, të testuara në 24 orët e fundit.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i është përgjigjur kritikëve

Të martën, numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës pësoi rritje të ndjeshme, ku u regjistruan 12 raste të reja në 24 orët e fundi