6 muaj pas tërmetit, banorët në Durrës në protestë: Jemi të paqartë për fatin e shtëpive tona (VIDEO)

26/05/2020 - 16:16

Banorët e kompleksit “Jedas” në Durrës kanë protestuar para bashkisë së qytetit paraditen e sotme pasi kërkojnë sqarim lidhur me procedurat që po ndiqen për fazën e rindërtimit të pallatit në fjalë.

Prej 6 muajsh 280 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve të rënda të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në 5 katet e para të tij, edhe ende sot nuk kanë asnjë informacion se çfarë do ndodhë me këtë pallat në lagjen nr.17.

Banorët thonë se në raportin e ekspertizës së thelluar sugjerohet që pallati mund të riparohet, pasi ka dëmtime të lehta në strukturë dhe dëmtime të rënda në muraturë por nuk ka akoma një vendim.

"Kompleksi Jedas aktualisht nuk ka asnjë tullë të pastruar. Ne kërkojmë nga shteti të marrë masat, që të dimë se çfarë do të bëhet me fatin tonë. Nuk ka një vendim zyrtar, ka sugjerime.", thotë Endri Nderjaku, banor i pallatit.

Një grup i banorëve janë pritur nga nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Arbër Braho ndonëse ata kërkonin prej 5 ditësh të takonin kryebashkiaken.

Pas daljes nga takimi, banorët janë shprehur për mediat se mbeten ende të paqartë.

"Ne sot u takuam me zv.kryetarin e bashkisë i cili theksoi se pranë bashkisë nuk ka ardhur ak-ekspertiza e thelluar edhe pse ne e kemi marrë nga ky institucion jo zyrtarisht. Vetë Instituti i Ndërtimit nëpërmjet portalit të bashkëqeverisjes na ka kthyer përgjigje që bashkia e Durrësit e ka marrë këtë akt ekspertize që në muajin shkurt të vitit 2020. Ka një paqartësi dhe një konfuzion total që ne na bën të pashpresë. Kërkojmë siguri për jetët tona.'', tha Orgeta Sinollari, përfaqësuese e banorëve.

Nga ana tjetër, nënkryetari Braho sqaron se ekspertiza e thelluar e Institutit të Ndërtimit nuk ka ardhur akoma zyrtarisht në bashki.

Ai shtoi se për fazat e mëtejshme, do të jetë bashkia ose instituti që do të përzgjedhin inxhinierët për hartimin e projektit që do të zbatohet në pallatet e dëmtuara me DS4.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel.

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar