Mësohen detaje të reja nga shpërthimi i karburantit në Lezhë mbrëmjen e së shtunës.

Siç edhe bëhet me dije, fillimisht ka shpërthyer depozita e karburantit që ndodhet në superstradë dhe më pas një automjet me gaz që ishte pak metra më larg.

Për pasojë mbeten të plagosur 6 persona. Dëmtime serioze kanë marrë dy prej punonjësve të karburantit.

5 prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa njëri nga të plagosurit u transportua që mbrëmë drejt spitalit të Traumës me djegie të mëdha.

Për shkak të shpërthimit, për disa orë u bllokua qarkullimi i mjeteve, për të rifilluar diku pas orës 23:00, pasi shërbimi zjarrfikës arriti të shuajë plotësisht zjarrin në karburant dhe nuk kishte më rrezik.