Pas lëkundjes së frikshme prej 5.8 ballësh që tronditi të gjithë vendin, por veçanërisht Durrësin dhe zonat përreth ku dhe ishte epiqendra, 5 lëkundje të tjera janë regjistruar deri më tani.

Lëkundja e parë 5.8 ballë u regjistrua në orën 16.04, lëkundja e dytë 5.5 ballë në orën 16.15, lëkundja e tretë 3.4 ballë në orën 16.48, lëkundja e katërt 3.3 ballë në orën 17.54, lëkundja e pestë 4.2 ballë në orën 18.19 dhe lëkundja e gjashtë 3 ballë në orën 18.32.

Të gjitha lëkundjet kanë pasur epiqendër Durrësin. Sizmiologët flasin për lëkundje të tjera në orët në vijim, pasi zakonisht një tërmet i fuqishëm pasohet nga lëkundje të tjera më të lehta.