Ka shkuar në 172 numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid-19.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 humbje jete, një nga të cilit pacient nga Durrësi.

“Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra. I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.