60 oficerë të policisë së shtetit drejt largimit nga detyra, ja arsyeja

Postuar: 05/01/2018 - 16:50

Gjashtëdhjetë efektivë të Policisë së Shtetit me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, rrezikojne largimin nga puna pasi iu janë refuzuar certifikatat e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit.

Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga incidentet që ata mund të kenë pasur në radhët e policisë, probleme të vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme, vërejtje të dhëna nga eprorët e deri tek probleme të mundshme me deklarimin e pasurisë.

Pajisja me certifikatë sigurie pritet të jenë një element i rëndësishëm në përcaktimin e karrierës së shumë prej efektivëve që duhet të vijojnë karrierën në nivele të larta.

Po ashtu certifikata e sigurisë është kategorikisht e nevojshme për ata oficerë që duhet të kenë akses për informacione të rëndësishme që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin dhe krimet e rënda.

Nuk bëhen të ditur emrat e personave apo funksionarëve që iu është refuzuar certifikimi i sigurisë, por shumë shpejt ata pritet të lënë detyrat e rëndësishme që mbajnë nëse kanë të bëjnë me informacione sekrete të rëndësishme.

Oficerët nuk do të përjashtohen nga policia, por pritet të emërohen në strukturat e rendit, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë sigurie.

Shume shpejt, të gjithë efektivët dhe drejtuesit e policisë do t’i nënshtrohen edhe vettingut. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

  Gazetari Basir Çollaku i është rikthyer me një status në Facebook ekstradimit të financierit të Habilajve, Nezar Seitit në Itali.

   Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu dhe Zv/Kryeministrja znj.

   Publikohen pamje nga momenti që i parapriu përplasjes me armë mes dy grupeve, përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku ishin të pranishëm rreth 200

Pamjet që shihni në këto foto që publikon “DurrësLajm”, janë nga fshati Gramëz i Krujës, ku i dha fund jetës 22-vjeçari M. Çypi.

Për rreth një orë ish-ministri i Transportit Haxhinasto ka dëshmuar sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet në rrugën Tiranë-El

Është paraqitur sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, për t’u pyetur për procedurat e rrug

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën "arrest në burg" për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, zv/drejtorin Andi Toma, dhe mbik

Disa shqiptarë të maskuar, të veshur me rrobat e organizatës së ISIS, këndojnë të ngazëllyer për luftën e tyre, të cilën, siç thonë, ja d

Nis seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika.