613 kg kokainë në Durrës, Arbër Çekaj ekstradohet sot në Shqipëri

19/09/2019 - 10:28

Arbër Çekaj, i akuzuar për sasinë rekord të 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës, është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj”, ka deklaruar Aida Hajnaj.

I akuzuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në Shkurt të vitit 2018, Çekaj është arrestuar në Gjermani disa muaj më parë dhe sot po kryhet ekstradimi i tij në vendin tonë, për t’u përballur me akuzat.

Një gjykatë në Gjermani kishte miratuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për të ekstraduar Arbër Çekajn. 613 kg kokainë që u kapën në Portin e Durrësit, ishin fshehur brenda një kontejneri me banane të ardhura nga Kolumbia. Porosia ishte kryer nga kompania e Arbër Çekajt. Për këtë çështje po hetohen edhe dy vartësit e Çekajt, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Pas nismës nga qeveria në lidhje me përgjimet nga policia pa autorizimin e prokurorit, ka reaguar Komitetit Shqiptar i Helsinkit

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka pasur në Lushnje.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qy

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me

Prokuroria e Tiranës ka thirur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në konklu

Në mbledhjen e nesërme që do zhvillojë Këshilli Bashkiak Durrës, një nga pikat kryesore është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit: “

Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mbledhjen e radhës ditën e premte, data 29.05.2020, ora 14:00.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve Turistike në vend, për të dëgjuar