Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer gjithsej 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)

  • Raste të reja ditore        678
  • Të shëruar në 24 orë     457
  • Të shtruar në spitale     285
  • Humbje jete në 24 orë   5
  • Testime ditore              3088
  • Testime totale            324,460
  • Raste pozitive             69,916
  • Raste të shëruara         42,426
  • Raste Aktive                26,194
  • Humbje jete                 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 15302
  • Fier                  1944
  • Durrës             1478
  • Shkodër           1341
  • Elbasan            1082
  • Vlorë   1026
  • Lezhë   961
  • Korçë               888
  • Berat  799
  • Gjirokastër 502
  • Dibër  486
  • Kukës   385