Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

7 marsi/ Osman Metalla: Mirënjohje e respekt pa fund për të gjithë mësuesit

07/03/2021 - 08:42

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD, Osman Metalla, vjen me një urim të veçantë për të gjithë armatën e mësuesve, që me përkushtim edukuan dhe vazhdojnë të edukojnë brezat dhe t’i përgatisin si qytetarë të mirë të këtij vendi në të ardhmen.

“Të jesh mësues apo pedagog nuk është një detyre e lehtë por një mision fisnik e i vështirë. Nuk mjafton thjesht dhe vetëm dhënia e dijes, nuk mjafton të përgatisim thjesht dhe vetëm profesionistë të mirë, por mbi të gjitha për një shoqëri më të mirë duhet të përgatisim qytetarë të mirë!”,- shkruan ndër të tjera dekani Metalla.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë atë armatë të mësuesve të cilët me përkushtimimin, idealizmin dhe qytetarinë e tyre kanë përcjellë vlerat njerëzore dhe diturinë tek brezat e rinj në vite!

Kujtoj me respekt mësuesen time të parë dhe çdo mësuese e mësues që më ka dhënë mësim!

Mirënjohje e respekt pa fund për të gjithe mësuesit e mi, dhe për të gjithë ata mësues e pedagogë të cilët ndër vite kanë përcjellë me durim e dashuri dijet tek nxënësit e tyre!

Kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata mësues të cilët nuk jetojnë më. Dijet që ata perçuan tek brezat vazhdojnë të kenë ndikimin e tyre në shoqëri. I paharruar kujtimi I tyre!

I uroj Gëzuar festen të gjithë atyre mësuesve dhe pedagogëve të cilët aktualisht janë të angazhuar në mësimdhënie, dhe që me durim po përballojnë dhe sfidat e kohës, duke ju përshtatur dhe nevojës për mësimdhënie online si pasojë e vështirësive të krijuara nga Pandemia e Covid-19, një sfidë jo e lehtë si për mësuesit ashtu dhe për vetë nxënësit e studentët. Uroj që sa më parë të jemi sërish në auditor së bashku me studentët tanë!

Të jesh mësues apo pedagog nuk është një detyre e lehtë por një mision fisnik e i vështirë. Nuk mjafton thjesht dhe vetëm dhënia e dijes, nuk mjafton të përgatisim thjesht dhe vetëm profesionistë të mirë, por mbi të gjitha për një shoqëri më të mirë duhet të përgatisim qytetarë të mirë!

Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve!

Gëzuar 7 Marsin të dashur kolegë!

Të dashur miq! Sot është një ditë e veçantë për të gjithë atë armatë të mësuesve të cilët me përkushtimimin, idealizmin...

Posted by Osman Metalla on Saturday, March 6, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qyte