7 viktima dhe 241 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve

31/10/2020 - 16:23

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 241 raste të reja me Covid ndërsa nuk kanë mundur që të mbijetojnë 7 persona.

Ministria njofton se janë shëruar 92 persona, duke e çuar numrin total në 11,189.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid. Nisur nga shtimi i numrit të pacientëve në spitale është hapur spitali Covid3 në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT, i cili do të menaxhohet nga Spitali Infektiv dhe do të ofrojë shërbim spitalor për pacientë të prekur nga Covid19 në gjendje më të lehtë shëndetësore. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 241
  • Të shëruar ne 24 orë 92
  • Të shtruar në spitale 319
  • Humbje jete në 24 orë 7
  • Testime ditore 1260
  • Testime totale 125,220
  • Raste pozitive 20,875
  • Raste të shëruara 11,189
  • Raste Aktive 9,177
  • Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 4650
  • Durrës 851
  • Fier 706
  • Korçë 566
  • Shkodër 524
  • Lezhë 410
  • Elbasan 396
  • Vlorë 384
  • Berat 278
  • Kukës 190
  • Gjirokastër 129
  • Dibër 93

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e Gjermanisë me atë të vendit tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për

Pas skualifikimit për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, juristi Eugen Papandile ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Ap

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Një tjetër personalitet i shquar në vend ka humbur jetën prej COVID.

Vështirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me Covid-19.

IKMT shembi sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në rrugën “Hysen Myshketa”.

Grupimi "Bicycle Durrës" në bashkëpunim me arkitektë dhe urbanistë të pavarur ka bërë të mundur hartimin e një guide për ndërtimin e infr

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me homologët për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, banorët e kompleksit "Jedas" në lagjen 17 në Durrës kanë përkujtuar ngjarjen e dhimbshm