7 vite pa licencë, AKU gjobit me 2.2 milionë lekë aktivitetin e italianit (VIDEO)

03/08/2019 - 12:00

AKU gjobit me 2.2 milionë lekë dhe pezullon aktivitetin e sipërmarrësit italian, i cili operonte pa licencë prej 7 vitesh dhe ishte burim shqetësimi për komunitetin.

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, pas indicios të marrë "denoncim nga një grup banorësh në zonën e Kodrës së Diellit", ushtroi kontroll në subjektin "Gioacchino Raia" me aktivitet "Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit" dhe përfaqësues ligjor shtetasin italian Gioacchino Raia. Kontrolli i kryer evidentoi se: subjekti inspektohej për herë të parë (nuk ekzistonte në asnjë regjistër të AKU); aktiviteti zhvillohej përgjithësisht konform me ligjin; si dhe përfundoio me dhënien e masës administrative "Paralajmërim".

Në kushtet kur subjekti inspektohej për herë të parë (7 vjet që operonte në treg në kushte informale) dhe kur pretendimet objekt denoncimi nga banorët nuk u konstatuan, DRAKU Tiranë ndërmori Ri-Inspektim të subjektit (proces i kryer nga një tjetër trup inspektuese). Nga ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse; tregtonte produkte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit: 3 masa administrative "Gjobë" në vlerën totale 2,200,000 lekë, si dhe "Pezullimin e aktivitetit" në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Me qëllim trajtimin rigoroz të shqetësimeve të qytetarëve, por edhe garantimin e një procesi të rregullt administrativ për operatorin e biznesit, të dy praktikat e inspektimit do të jenë objekt hetimi administrativ nga struktura përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkelje/abuzimi, duke kontribuuar kështu në përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar dy raste të reja me covid 19.

Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Aluiznit Durrës, Flamur Gjuzi.

*Me gazetat e mbyllura, redaksitë televizive të përgjysmuara dhe reklamat në pikiatë, kriza e koronavirusit rrezikon të lërë

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton opinionistët, gazetarët dhe drejtues

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira

I pyetur sonte në 'Open' në Top Channel, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej ve

Konfirmohen edhe 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan rezultojnë pozitive nëna 52 vjeçe dhe 2 vajzat përkatësisht 22 dhe 25 vjeçe.

Vetëm pak momente para lidhjes direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen

Shumë prej atyre gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu për mosjustifikim pasurie, apo lidhje me krimin shpresojnë në një vendim pro t

Një 28-vjeçar shqiptar ka vdekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.