Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

  • Raste të reja ditore        739
  • Të shëruar në 24 orë     469
  • Të shtruar në spitale     274
  • Humbje jete në 24 orë   7
  • Testime ditore              3314
  • Testime totale            327,774
  • Raste pozitive             70,655
  • Raste të shëruara         42,895
  • Raste Aktive                26,457
  • Humbje jete                 1303

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 15452
  • Fier                  1974
  • Durrës             1494
  • Shkodër           1351
  • Elbasan            1103
  • Vlorë   1021
  • Lezhë   990
  • Korçë               882
  • Berat  807
  • Gjirokastër 512
  • Dibër  483
  • Kukës   388