Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 74 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit. Në Durrës janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19, nderkohe qe Tirana vazhdon te regjistroje numrin me te larte te rasteve ditore.

Ministria e Shendetesise tha se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2).