Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

7500 policë të angazhuar për zgjedhjet, nga e hëna në gatishmëri

17/04/2021 - 22:19

Në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen 7500 efektivë të policisë, të cilët në të gjithë vendin do të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit.

Sipas informacioneve të bëra publike në media efektivët do të jenë të vendosur pranë qendrave të votimit, ndërsa njëkohësisht është hartuar edhe një plan masash, për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të cenojë procesin zgjedhor, në rast se kjo ndërhyrje kërkojet nga KQZ apo qendrat e votimit.

Mësohet se policia do të ketë një regjistër ku do të shënohen veprat penale në fushën zgjedhore.

KQZ ka kërkuar nga policia që në zgjedhje të mos përfshihen punonjës me më pak se 4 muaj përvojë. Po ashtu nuk do përfshihen as forcat komando dhe efektivët e policisë kriminale, si edhe nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve deri në 150 metër pranë qendrave të votimit.

Nga ana tjetër prej të hënës policia e shtetit do të kalojë në gatishmëri, për të mbajtur nën vëzhgim çdo element kriminal dhe për të garantuar sigurinë publike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare