Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia ka dalë të shërohet nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila i bën thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën.

“Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shprehet Manastirliu.

Statusi i Ogerta Manastirliut:

Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë#COVID-19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi

Mos e ulni vigjilencën

Distancë Maskë Higjienë

#Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë #COVID19,…

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, September 20, 2020