Fëmijët e një shkolle jopublike në qytetin e Durrësit kanë surprizuar gratë e shtruara në repartin Covid, në spitalin rajonal, por edhe infermieret që u qëndrojnë atyre pranë.

Me tufa me lule në duar, nxënësit e klasës së 7-të të shkollës “Ibrahim Kodra” i janë drejtuar repartit Infektiv me dëshirën e mirë për të lumturuar gratë e infektuara me Covid-19 që në këtë ditë të dedikuar atyre nuk do mund të ndjejnë dashurinë e fëmijëve dhe të afërmve.

Fëmijët shprehen se kjo ishte një iniciativë e ideuar dhe e ndërmarrë nga ata vetë, me synim rikthimin e buzëqeshjeve tek ato grad he vajza që po luftojnë të mposhtin Covid-19.