832 raste të reja dhe 12 humbje jete nga Covid-19, ja situata në Durrës

01/12/2020 - 16:49

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2176 testime nga ku janë konfirmuar 832 raste të reja pozitive me koronavirus. Nga këto shifra 33 janë identifikuar në qytetin e Durrësit.

12 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rëndë, njëri prej të cilëve nga Durrësi.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,
  • 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,
  • 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,
  • 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,
  • 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,
  • 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore     832
  • Të shëruar ne 24 orë    535
  • Të shtruar në spitale   506
  • Humbje jete në 24 orë   12
  • Testime ditore                2.176
  • Testime totale                 192.620
  • Raste pozitive               39.014
  • Raste të shëruara           19.384
  • Raste Aktive                   18.808
  • Humbje jete                    822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  1. Tiranë 9827
  2. Durrës 1360
  3. Elbasan 831
  4. Fier  1455
  5. Korçë 999
  6. Vlorë 959
  7. Shkodër 892
  8. Lezhë 725
  9. Berat 606
  10. Kukës 409
  11. Dibër 211
  12. Gjirokastër 534

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu bën apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e-A

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën Perë

Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa.

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz i

Gjykata Kushtetuese do të kalojë për shqyrtim kërkesën e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, në lidhje me paligjshmërinë e shembjes së Tea

Ambasada gjermane në Tiranë, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se nga data 24 janar 2021, të gjithë ata persona që duan të

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 462 shtetas, pasi nuk zbatuan masat anticovid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytet

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 deri më 26 janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri