88 kg tritol pallatit 13 katësh në Durrës. Para se të ndodhte shpërthimi, sheshi para pallatit si zonë lufte (FOTO)

20/09/2020 - 17:48

Ne foto:Kkryeinspektorja e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të objektit 13 katësh, pak përpara shpërthimeve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 13 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës.

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme.

Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 13 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

IKMT, 88 kg tritol pallatit 12 katësh në Durrës Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë...

Posted by Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit - IKMT on Sunday, September 20, 2020

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme, shëtitorja “Taulantia” në Durrës ofronte një pamje tjetër.

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimev

Deputetja Blerina Gjylameti ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë se mes personave që humbën betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit ishte edhe prof.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.

Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshm

Në datat 20-23 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Tiranë një kurs trajnimi për Policinë e Shtetit Shqiptar mbi konceptet