Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është marrë në pyetje dje në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen e abuzimeve me tenderët që ky institucion po heton. 

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Për dy ish-ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tenderë abuziv. Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të Ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderët ishin me probleme financiare.

Hetimet jane shtrirë për 5 tenderë
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit.