Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ku studionte 15-vjeçarja, e cila u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Doku, si dhe 3 të rinj tjerë.

Mësohet se drejtori i këtij institucioni, Besnik Daci do të pezullohet nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimit administrativ dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes nga organet kompetente.

Vajza prej 1 viti abuzohej seksualisht nga i moshuari, i cili kishte qenë roje për shumë vite në shkollën ku studionte edhe 15-vjeçarja.