Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Hetimet nisen pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve.

Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa të maskave dhe të dezinfektantëve. Gjithashtu është vënë re dhe një rritje e çmimit të maskave.

Rritja e çmimit vihet re orë pas ore dhe një dezinfektant nga 250 lekë ka shkuar në 400 lekë. Ndërsa maskat me karbon janë blerë dhe 650 lekë të rinj.