Ndërsa gjykata  pritet të japë masën e sigurisë për 15 biznesmenet e arrestuar si pjesë e skemës mashtruese me TVSH-të, një tjetër shtetas është vënë në pranga. Administratori i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, Dritan Bareti, është vënë në pranga në vijim të aksionit antiinformalitet. Ndaj tij janë ngritur gjithashtu akuzat për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Sakaq, më herët Prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’ per 14 biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal dhe ‘arrest shtepie’ per nje prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasit; Haxhi Sala, Ilia Dimo, Vasil Korita, Besnik Pelivani, Vangjush Mbriçi, Mhill Ndreca, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ardian Bejko, Astrit Lala, Fatmir Firi, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni.

Operacioni u ndërmor më 4 shtator, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit, ku i finalizua me arrestimin e 15 biznesmenëve.