Një rast i rëndë u raportua sot në Durrës, ku një 39-vjeçar akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur 14-vjeçare.

“DurrësLajm” mëson se ka qenë nëna e vajzës ajo që ka bërë menjëherë denoncimin në polici dhe pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetim, sakaq 39-vjeçari është arrestuar.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se nëna ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe se njerku ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Sapo ka kuptuar që diçka nuk po shkonte në këtë situatë, nëna e të miturës ka kallëzuar rastin në polici, për t’ua lënë uniformave blu zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E mitura është vajza e bashkëshortes së shtetasit L.K. nga martesa e parë.