Adrian Çela: Kujt i falet kamata e energjisë dhe kushti për të përfituar

09/04/2020 - 22:49

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, Administratori  i OSHEE-së Adrian Çela deklaroi se nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitojnë në total 227,568 abonentë.

Sipas Çelës, e rëndësishme është që qytetarët të kuptojnë që “aministia” në këtë rast përfshin vetëm vlerën e kamatëvonesës që abonenti ka në sistem deri në 31 Dhjetor 2019 dhe jo vlerën e kamatëvonesës që një abonent mund të ketë gjeneruar gjatë 3 muajve të fundit. Nëse abonenti nuk e paguan faturën aktuale mujore brenda afatit ai nuk i shpëton dot kamatëvonesës.

“Kusht që ata të përfitojnë faljen e kamatës është që të kenë një aktmarrëveshje valide me OSHEE-në. Ata që nuk e kanë një të tillë por kanë detyrime të vjetra, gjithashtu duhet të nënshkruajnë brenda Qershorit një aktmarrëveshje për të përfituar faljen e kamatës. Që nga dita e hënë, të gjithë ata abonentë që e kanë patur këstin e pagesës së aktmarrëveshjes pas datës 14 duhet të paraqiten në zyrat e OSHEE për të bërë riskedulimin e saj dhe reflektimin e faljes së kamatës”, theksoi Çela.

"Ai që ka një borxh të akumuluar por nuk ka një aktmarrëveshje duhet të paraqitet brenda Qershorit të nënshkruajë atë dhe të përfitojë njësoj nga falja e kamatës”, nënvizoi Çela.

Nga dita e hënë, secili prej këtyre përfituesve ka mundësinë që të paraqitet në sportelet e OSHEE dhe të sanksionojë hyrjen në fuqi të faljes së vlerës së kamatës së krijuar deri më 31 Dhjetor 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi që prej datës 1 qersh

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!

6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do t