Zbardhet vendimi për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Sipas këtij vendimi, procesi i rivlerësimit të subjektit ndërpritet në momentin e dhënies së dorëheqjes dhe subjekti i rivlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, ose anëtar i KLGJ-së apo KLP-së.

"Procesi i rivlerësimit për Llallën ka vazhduar edhe pas përfundimit të mandatit si Kryeprokuror. Më 12 shkurt 2018 jemi vënë në dijeni të kërkesës për dorëheqje të Llallës nga funksionet e magjistratit. Me paraqitjen e dorëheqjes Llalla humbet të drejtën e emërimit për 15 vjet në sistemin e drejtësisë", thuhet në vendim.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.