Të gjitha aeroportet italiane janë përfshire sot nga një grevë e përgjithshme çka ka sjellë anullimin e 700 fluturimeve të kompanive të ndryshme ajrore, mes tyre edhe fluturimet Tiranë-Itali dhe anasjelltas.

Greva në nivel kombëtar i aeroporteve italiane është programuar të zgjasi nga ora 10.00 deri në ora 18.00.

Kjo grevë është organizuar nga grupet sindikaliste të kontrollorëve të fluturimeve si dhe të personelit të shërbimeve në aeorporte. Motivi i grevës janë kontratat e punës për punonjësot e sektorit ajror si dhe investimet e parashikuara në planin industrial.

Shoqërië ajore këshillojne klientët që sot udhëtojnë drejt Italisë të informohen parprakisht mbi fluturimin e tyre pranë agjensive përkatëse të udhëtimit.