Aflatoksina në qumësht, Ambasada USA: Nuk paraqet rrezik

01/03/2013 - 20:32

TIRANE, 01 mars 2013 - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se nuk ka informacione që produktet e qumështit në Shqipëri paraqesin ndonjë rrezik për shtetasit amerikanë në vendin tonë. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në internet, Ambasada Amerikane kujton se niveli i lejuar i aflatoksinës në qumësht në vendet e BE-së dhe në Shqipëri është shumë më i ulët se sa niveli i lejuar në SHBA. 

Megjithatë Ambasada rekomandon që si masë paraprake shtetasit amerikanë të evitojnë firmat e qumështit që kanë rezultuar me nivel aflatoksine më të lartë se norma e lejuar me ligj, duke theksuar se kjo lëndë mund të jetë e dëmshme në doza tepër të larta dhe pas një përdorimi të gjatë. 

Ambasada fton gjithashtu shtetasit amerikanë që për çdo informacion të nevojshëm t’i referohen edhe deklaratës zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili i ka kërkuar të gjitha kompanive të publikojnë produktet që kanë nivel më të lartë aflatoksine se sa niveli i lejuar nga BE, deri në daljen e rezultateve përfundimtare të testimeve që po kryhen. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vog

Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve

Tirana International Airport (TIA) ka bërë me dije uljen e tarifës së pasagjerit dhe ka informuar gjithashtu edhe një plan investimesh në

Shijaku ka qenë një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku si pasojë e reshjeve të shumta gjatë janarit, ka dalë nga shtrati lumi Erzen.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa nga 3512 teste të kryera jan