Agresiviteti në rrugë, ministri Lleshaj propozon testin e "idiotit" për shoferët

17/01/2020 - 11:43

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situatës dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore.

“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet materiale”, tha ministri Lleshaj.

Po bëhet hartimi i një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor.

Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që apilkohet dhe në Gjermani

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit” .

Gjithashtu propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analiza për të vërtetuar nëse kryebashkiaku i Bulqizës, Lefeter Alla kishte konsumuar kokainë apo jo, ka rezultuar negative.

Gjykata ka vendosur "arrest me burg" për biznesmenin nga Durrësi Besnik Leka, i cili u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shq

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas në Itali.

Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me korona

Edhe gjatë paradites së sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët.

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe sot (e martë), e si pasojë priten anulime apo vonesa të flutu

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.