Agron Tufa padit në gjykatë për fyerje dhe shpifje Brahon, Brokajn, Vujkajn dhe gazetën “Dita”

24/04/2019 - 11:41

Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka paditur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës disa persona publikë, duke i akuzuar për fyerje dhe shpifje ndaj personit të tij.

Tufa ka paditur kontretisht Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën dhe gazetën “Dita”.

“Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë t'i vendos përpara provave të pakundërshtueshme dhe t'u gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave”, u shpreh Tufa në një deklaratë për mediat.

Ndërsa i pyetur lidhur me “dosjen e Gramoz Ruçit”, ai u shpreh:

“Unë ende nuk di ndonjë fakt, nëse do të kishim një dijeni do ta trajtonim në respekt të ligjeve. Unë flas këto që janë aktualisht të dukshme dhe që nuk kam ngurruar t'i bëj publike. Kjo është një çështje që i përket një institucioni më të specifikuar që merret me gjërat personale. Për këtë çështje mund të merret Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar

Disa zona të Tiranës do të mbesin sot pa energji elektrike për disa orë, kjo për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

Në Tiranë protesta e 6-të kombëtare kundër qeverisë të shtunën ( 25.05) u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy jav

Moti ditën e sotme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Është e vështirë sot t’i shpjegosh një turisti që vjen nga Kina, Tajvani, Gjermania apo Franca, si pjesë e tureve kulturore, se ajo

Rreth 500 balona u lëshuan mbrëmjen e sotme në qiell nga protestuesit e opozitës. 

Më shumë se 60 minuta protestë pa asnjë incident. Krejtësisht ndryshe kjo protestë e gjashtë kombëtare e opozitës.